Luljeta Ibrahimi është infermieria më ‘cool’ në kryeqytet. Zonja nga Elbasani i ka dedikuar 38 vite këtij profesioni të nderuar, por për ‘Abc e Pasdites’, infermierja shprehu se jo vetëm nuk e ka dashur këtë profesion por plot herë ka tentuar ta lejë punën e mos të kthehej në spital.
“Në Cërrik, në vitet 80, na vjen në spital një djalë i goditur nga shoku i tij me thikë. Vjen i vdekur. Unë isha në turn dhe vjen i mbarur. Ishte hera e parë që shihja një të vdekur. I thashë doktorit në turn që do e leja punën, nuk e bëja dot. Doktori nuk më la të ikja. Më tha ‘Do e shoqërosh?’ jo i thashë, se unë gjallë a vdekur do hidhem nga ura e Shkumbinit.” – rrëfeu ajo live për Ermal Peçi.
Luljeta mban 58 vite mbi supe, por jeta e vështirë nuk ja ka ndaluar buzëqeshjen. Kategorizohet si infermierja më ‘cool’ për shkak të dy pasioneve që e diferencojnë; udhëtimet dhe tatuazhet. Zonja tregoi se ka shëtitur gjysmën e Europës dhe shumë shpejt do të niset në Izrael. Nga ana tjetër dashuria për tatuazhet lindi si pasojë e një ngjarjeje shumë të trishtë të jetës së saj; humbja e babait. Ne vitin 2002 ajo realizon një yll në gisht, për të simbolizuar prezencën e tij në jetën e saj ndonëse ai nuk i takon më botës sonë.
Më tej, ajo rrëfeu se ka plot 7 tatuazhe dhe secili ka një simbolikë të veçantë dhe të lidhur ngushtë me historitë në jetën e saj.
“Unë kam lindur pak natyrë rebele, por tatuzhet të fiksosh diçka\ të bukur të jetës tënde? Doja shumë t’i realizoja. I pari ishte ylli, më pas bëra emrat e dy vajzave të mia. Sëbashku me vajzat dhe bashkëshortin kemi bërë tatuazh ‘Ohana’, kam një dallgë deti se e dua shumë detin. Një tatuazh që e lidh me udhëtimet dhe një buzëqeshje për të treguar se unë gjithmon e shoh jetën me pozitivitet.”/abcnews.al