Infektoi me koronavirus mbi 20 persona, 26 vjeçarja rrezikohet të dënohet me burg

schedule10:32 - 18 Shtator, 2020

schedule 10:32 - 18 Shtator, 2020

Një 26 vjeçare nga Florida e punësuar në ushtrinë amerikane e cila është prekur me COVID-19, ka infektuar 23 persona në Gjermani dhe tani po rrezikohet të dënohet me 10 vite burgim.

Mediat e huaja shkruajnë se Yasmin Adli, dhe pse e infektuar me Covid ka lëvizur lirshëm duke bërë që infeksioni te të tjerët.

Adli nga Florida, kishte pritur rezultatet pas pushimit në Greqi, megjithatë nuk kishte respektuar vetëizolimin duke shkuar nëpër ahengje në Garmisch-Partenkirchen, edhe pse qysh asokohe kishte dhimbje të mëdha në fyt.

Ndërkohë ish-kolegu i saj thotë se Yasmin ka punuar në resortin “Edelweiss” para se të konfirmohej me testin e COVID-19 se ka rezultuar pozitive, dhe se atje kishte organizuar konferencë për forcat amerikane lidhur me parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Po i njëjti punonjës thotë se nuk duhet fajësuar vetëm atë por edhe menaxhmentin e hotelit, që ka neglizhuar duke anashkaluar rregullat e karantinimit. Për shkak të përhapjes së infeksionit Adli rrezikohet të dënohet me burg sepse ka infektuar të paktën 23 persona dhe 710 tjerë i janë ekspozuar rrezikut të virusit gjatë ahengut.

Ndër të tjera raportohet se tre raste të reja të infektimit me COVID-19 tek klientët e rregullt të bareve, që 26-vjeçarja i kishte vizituar. Gjithashtu më 3 shtator ajo kishte vizituar barin “Peaches” e një ditë me vonë edhe një pab tjetër të quajtur “Garmish”. Në bartin “Peaches” kishte pasur kontakte me shumë persona të cilët i ka përqafuar dhe puthur, e derisa po kthehej në shtëpi kishte filluar të ndjehet keq.e.su./abcnews.al