Covid-19 futet te OSHEE-ja në Elbasan, infektohen nxënës dhe mësues në 3 gjimnaze

schedule20:59 - 30 Tetor, 2020

schedule 20:59 - 30 Tetor, 2020

Në Elbasan vijojnë infektimet e mësuesve dhe nxënësve.

Në 24 orët e fundit në Elbasan janë infektuar 4 nxënës, një në shkollën 9-vjeçare në Gjergjan dhe nga një në gjimnazet “Dhaskal Todri”, “Kostandin Kristoforidhi” dhe “Vasil Kamami”.

Gjithashtu gazetari i Abc News Aldo Kozarja raporton se sot është konfirmuar me koronavirus edhe një mësues në gjimnazin “Kostandin Kristoforidhi”.

Ndërkohë që po sot janë shënuar edhe 4 raste pozitivë në drejtorinë rajonale të OSHEE-së në Elbasan./ db/Abcnews.al