Infektohet nga koronavirusi, shtrohet në spital legjenda e Opera-s

schedule09:45 - 30 Mars, 2020

schedule 09:45 - 30 Mars, 2020

Legjenda e operës Placido Domingo është shtruar në spital në Acapulco, Meksikë, pasi shfaqi simptoma të Covid-19.

Domingo njoftoi në Facebook  se kishte dalë pozitiv në analizat për koronavirus. Ai këshilloi fansat e tij që të lanin duart dhe të ndiqnin udhëzimet dhe rregulloret që kanë vendosur qeveritë lokale.

“Së bashku mund ta luftojmë këtë virus dhe të ndalojmë krizën aktuale në mbarë botën, kështu që me shpresë mund të kthehemi në jetën tonë të përditshme normale shumë shpejt,” shkroi Domingo.

Ndërkohë asistenti i tij ka dhënë detaje mbi shëndetit e Domingo. “Po bëhet mirë dhe po i përgjigjet trajtimit,” tha ai në një prononcim për CNN.

Tenori 79-vjeçar spanjoll dha dorëheqjen si drejtor i përgjithshëm i Operës në Los Angeles vitin e kaluar, pasi u akuzua për ngacmim seksual. Ndërsa Domingo mohoi të gjitha akuzat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!