Infektohet me koronavirus shefja e epidemiologjisë në Shkodër

schedule14:10 - 17 Nëntor, 2020

schedule 14:10 - 17 Nëntor, 2020

Është infektuar me koronavirus, shefja e epidemiologjisë në Shkodër, Dhurata Hysa.

Pas 8 muajsh pune intensive duke e luftuar përhapjen e virusit si dhe trajtimin e qindra rasteve të qytetarëve, tashmë edhe vetë shefja e epidemiologjisë rezultoi pozitive për virusin. Që nga e hëna, Hysa është izoluar në banesën e saj, sipas protokollit të sigurisë.

Sipas burimeve, mjekia është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka simptoma, por pasi ka bere tamponin ka rezultuar pozitive. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!