Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, është infektuar me koronavirus. Lajmi, Krasniqit, i është dhënë sot nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik pas analizave të bëra në laboratorët e këtij instituti.
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë infektuar me Covid-10 një numër i madh i stafit shëndetësor. Në Klinikën e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, janë të sëmurë aktivë me Covid, 10 anesteziolog dhe 12 infermierë.
Këto shifra janë konfirmuar nga drejtori i Klinikës Dr. Nehat Baftiu.
“Mbrëmë janë konfirmuar edhe dy infermierë. Në total janë 12 infermierë të sëmurë dhe 10 anesteziologë”, deklaro ai.
Klinika e KAM-it është e dyta për nga numri më i madh i punëtorëve në QKUK, por megjithatë ka mungesë të anesteziologëve. Aktualisht janë 57 specialistë të anestezionit, pasi pesë anesteziologë kanë lënë punën në QKUK gjatë muajve të fundit. /abcnews.al/