Infektohet me Covid ‘Gori’, aktorja indiane shtrohet në spital

schedule13:31 - 2 Gusht, 2020

schedule 13:31 - 2 Gusht, 2020

Aktorja e njohur indiane Shrenu Parikh e njohur si “Gori”, nga seriali “Bixhoz me dashurinë” është infektuar me koronavirus.

Lajmin e kanë konfirmuar vetë 30-vjeçarja me një postim në Instagram, ku tregon është shtruar në spital dhe po merr mjekim.

“Përshendetje të gjithëve, nuk kam qenë aktive sepse kam dalë pozitive me Covid dhe tani po trajtohem në spital! Ju lutem lutuni për mua dhe familjen time! I jam mirënjohëse stafit mjekësor që po trajtojnë me përkushtim pacientët gjatë kësaj kohe të frikshme”, shkruan aktorja.

Më tej, Shrenu i ka bërë thirrje fansave të saj të kenë kujdes dhe të respektojnë masat./abcnews.al