Infektohet me COVID-19 deputetja në Maqedoninë e Veriut

schedule22:39 - 28 Tetor, 2020

schedule 22:39 - 28 Tetor, 2020

Sllavjanka Petrovska, aktualisht deputete në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, infektohet me koronavirus.

Lajmin  e bëri të ditur vetë deputetja Petrovksa, e cila i bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm pasi spitalet thotë ajo janë tejmbushur me pacientë, ndërsa thekson se mjekët janë të lodhur.

“Sot pasdite kisha temperaturë të lartë kur isha në Kuvend. Pasdite u testova dhe për fat të keq rezultati është pozitiv. Gjatë ditëve të kaluara kisha lëvizje të kufizuara dhe disa mbledhje me prezencë fizike, ku vazhdimisht kam mbajtur maskë mbrojtëse”, tha Petrovska.

/abcnews.al/