Infektohet Kryepeshkopi grek, po kurohet në një spital me Janullatosin

schedule08:29 - 19 Nëntor, 2020

schedule 08:29 - 19 Nëntor, 2020

Kryepeshkopi i Greqisë Ieronymos është infektuar me koronavirus dhe po trajtohet në Spitalin “Evangelismos”, të Athinës, aty ku ndodhet prej disa ditësh edhe ai i Shqipërisë Janullatos.

“Me besim në Zot, ne do të fitojmë” ishte mesazhi i tij i parë nga spitali. Ieronymos po trajtohet për simptoma të lehta të koronavirusit, sipas udhëzimeve të mjekëve.

Ai u diagnostikua pozitivisht të hënën në mbrëmje, ndërsa të shtunën ishte takuar me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis. Greqia është mbyllur për shkak të koronavirusit dhe pjesa veriore, veçanërisht Selaniku është zonë e kuqe./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!