Një infermiere është konfirmuar pozitive për koronavirusin në spitalin e Elbasanit. Kështu Covid-19 rikthehet sërish në këtë spital.
Gazetari i Abc News Aldo Kozarja raporton se infermieri është infektuar pasi kishte kryer terapinë e një 73-vjeçare qe ishte e infektuar. Infermieri mësohet të jetë 40-vjeç ndërsa është pjesë e repartit të kirurgjisë.
Në bazë të raportimit ditor të bërë të hënën nga Ministria e Shëndetësisë, raste aktive në Elbasan mbeten 48.