Aktori i njohur i humorit Elvis Pupa është infektuar me COVID. Me anë të një videomesazh nga shtëpia e tij ai ka treguar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri i ka kaluar në karantinë. Përmes humorit, ai ka treguar disa situata bashkë me të shoqen ndërsa ka një këshillë për të gjithë, që të mos karantinohen me partnerët.
“Respekte miq. Ju uroj gëzuar vitin e ri. Qoftë një vit i mbarë dhe sa më pak halle. Krishtlindjen dhe vitin e ri i kam kaluar në karantinë. Më në fund më zuri dhe mua COVID. Fillova të bëhem xheloz, thashë çfarë kam unë që nuk po ma var ky.
Dy ditë para krishtlindjeve shkuam me gruan dhe blemë një bredh natyral që të dëgjonim aromën e bredhit nëpër shtëpi. Të nesërmen nga kapi COVID. Na iku nuhatja. Filluan teshtimat njëri pas tjetrit. Gjashtë ballë e sipër për teshtimë. Aq fort teshtinim sa më dilnin pandoflat nga këmba. Pastaj filloi kolla. Në fillim ishte e lehtë si pjeshkë blloku, në darkë bëhej aq e rëndë.
Sa herë kollitesha binte alarmi I shtëpisë. Katër herë ka ardhur policia se kujtonte se po më vidhnin shtëpinë. Ju jap një këshillë. Kush po e kalon COVID, ta kalojë veten tek pullë. Se në momentin kur e kaloni me gruan sëmundja bëhet e rrezikshme. Sa hapte sytë Visi do ma sjellësh një gotë ujë. Visi do na qërosh një frut. Pastaj do na bësh një kafe turke. Gjithë ditën Visi, Visi, Visi”, thotë ai ndër të tjera. m.v/Abcnews.al