Infektohen me koronavirus 2 ushtarë në Maqedoninë e Veriut

schedule16:53 - 25 Mars, 2020

schedule 16:53 - 25 Mars, 2020

Dy anëtarë të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmi është konfirmuar nga ministria e Mbrojtjes, e cila  deklaroi se një nënoficer dhe një ushtar kanë punuar në garnizonin e Shkupit, dhe të dy kishin qenë jashtë shtetit.

Njëri prej të infektuarve ka punuar në restorantin ushtarak në kazermën e Ilinden si ndihmës, teksa bëhet me dije se restoranti ushtarak është dezinfektuar plotësisht dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtje sipas protokolleve epidemiologjike.

“Restoranti do të mbyllet për 24 orët e ardhshme. Të gjithë personat që mendohen se kanë pasur kontakt me kontakt me personat e infektuar tashmë janë në vetëizolim”, deklaroi ministria e Mbrojtjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!