Infektohen me koronavirus 16 persona në spitalin psikiatrik të Atikës

schedule13:47 - 21 Nëntor, 2020

schedule 13:47 - 21 Nëntor, 2020

Spitali Psikiatrik në Atika, ka ngritur shqetësimin pasi 16 persona rezultuan pozitiv për COVID-19.

Ndërkohë shtatë pacientë janë të shtruar në spitalet Gennimata, Pammakaristo dhe Attiko dhe 3 në klinikën e patologjisë të Spitalit Psikiatrik.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se vijon gjurmimi i kontakteve, ndërsa theksojnë se në këtë repart trajtohen 22 pacientë të moshuar dhe ekziston rreziku për përhapjen e koronavirusit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!