Infektohen me koronavirus 138 azilkërkues në një bujtinë në Portugali

schedule16:04 - 20 Prill, 2020

schedule 16:04 - 20 Prill, 2020

138 emigrantë që ndpdheshin në një bujtinë në Portugali janë infektuar me koronavirus. Mediat në Lisbonë bëjnë me dije se 138 azilkërkues, të cilët iu nënshtruan testit dhe rezultuan pozitiv me COVID-19.

Anëtari i Këshillit të Qytetit, Carlos Castro pohoi se vetëm 37 persona rezultuan negativ, të cilët do të kthehen përsëri në vendin ku kanë qenë të strehuar më herët.

“Po bëjmë gjithçka që mundemi për t’u dhënë siguri këtyre njerëzve dhe të gjithë banorëve të lagjes”, pohoi Castro.

Ndërkohë deri më tani në Portugali kanë humbur jetën nga koronavirusi 735 viktima nga Covid-19 dhe janë infektuar 20 863 persona.

Ndërkohë deri në 4 maj vendi do të ndodhet në shtetrrethim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!