Koronavirusi “mbyll” një tjetër kopsht në Berat. Kopshti “Çlirim” është mbyllur për shkak se dy edukatore kanë rezultuar pozitiv për koronavirusin, ndërsa 3 edukatore të tjera janë në pritje të përgjigjes së tamponit të realizuar ditën e djeshme.
Mësohet se 5 edukatore janë futur në karantinë, pasi kanë shenja të dallueshme të COVID-19.
Sakaq tamponit do t’i nënshtrohet i gjithë stafi i kopshtit.
/abcnews.al/