Numri i familjarëve që paraqiten tek Infektivi për t’u çuar ushqim dhe veshmbathje të shtruarve është rritur dukshëm. Nga një vëzhgim i bërë nga ABC ditën e sotme shihet prezenca e lartë e familjarëve që presin orarin e dorëzimit të ushqimit.
Gazetarja Ema Shazivari raporton se numri i shtrimeve tek Covid-1 është rritur pasi “Shefqet Ndroqi” nuk pranon më pacientë.
Nga 15 janari deri më 15 shkurt të gjitha emergjencat për rastet me koronavirus drejtoheshin tek Covid-2, por në këtë spital është prishur skaneri dhe është vendosur që të mos pranohen më pacientë pa ekzaminime imazherike.
Infektivi në dispozicion rreth120 shtretër dhe sipas gazetares Shaziviari, kapacitetet po shkojnë drejt ezaurimit.
Ndërkohë, nga të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë mbi situatën e infektimeve në vend për datat 8 dhe 9 shkurt rezulton se brenda 24 orëve numri i shtrimeve është shtuar me 22 pacientë. sb/abcnews.al/