Infarkt zemre tek të rinjtë, mjekët: Po ulet mosha e sulmeve në zemër, shkaktohen nga mungesa e lëvizjes dhe stresi

schedule17:25 - 19 Shtator, 2024

schedule 17:25 - 19 Shtator, 2024

Infarktet e zemrës po ndodhin dhe tek të rinjtë. Urgjencat kardiake tek 30- 40 vjeçarët janë bërë të zakonshme për mjekët e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Profesor Artan Goda rendit një sërë arsyesh që po shtojnë problemet tek moshat e reja.

Jo gjithmonë infarkti paralajmëron. Por dhe në ato raste kur jep shenja sipas mjekëve janë të shumtë personat që i neglizhojnë.

Por infarkti është vetëm një prej shkaqeve të humbjes së jetës. Vdekjet prej zemrës vijnë papritur edhe për një sërë arsyesh të tjera.

Në këto raste mjekët thonë se duhet fituar beteja me kohën ndërsa një goditje me defibrilator mund të të shpëtojë jetën.

Në shërbimin e Hemodinamikës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë vitin e shkuar janë paraqitur rreth 1900 urgjenca kardiake. Problemet e zemrës zënë vendin e parë për sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë dhe në vendin tonë./abcnews.al