Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Infantino, skandal me “pullë të kuqe”/ UEFA i pagoi shkollën të dashurës, kur ishte sekretar i përgjithshëm

schedule14:15 - 8 Gusht, 2026

schedule 14:15 - 8 Gusht, 2026

Që nuk janë kohë të mira për Gianni Infantino, kjo është e qartë. Por presidenti i FIFA, i vendosur në qendër të akuzave dhe polemikave pas planit për të shitur një pjesë të aseteve komerciale të garave përfshirë edhe Kupën e Botës, tani duhet të përballet edhe me një skandal rozë.

Sipas gazetës britanike “The Daily Telegraph”, kreu i qeverisë botërore të futbollit , në fillim promovoi me një pagë të lartë dhe më pas i siguroi një marrëveshje financiare për largimin nga puna një gruaje që pretendohet se ka qenë e dashura e tij gjatë kohës që ai shërbente si Sekretar i Përgjithshëm.

Lajmi u transmetua edhe nga “Sky News”, duke raportuar se kreu i diskutueshëm i FIFA-s i mohoi “me forcë” këto pretendime.



Por “The Daily Telegraph” këmbëngul se gruaja mori një shumë me gjashtë shifra pas lidhjes së pretenduar me Infantinon.

Gazeta raporton se UEFA financoi studimet e saj për Master në Administrim Biznesi, pasi ajo u largua nga organizata. Në një deklaratë, UEFA konfirmoi se kishte kryer një “pagesë për përfundimin e marrëdhënies së punës” për një grua, si dhe një “pagesë për tarifat e shkollimit për një kurs master në një shkollë biznesi lokale”. “Pagesa u krye në përputhje me rregulloret në fuqi në atë kohë për stafin që largohej,” shtoi një zëdhënës.

Një zëdhënës i FIFA-s i tha Sky News se Infantino “i mohon me forcë këto pretendime, të cilat janë kategorikisht të pavërteta. Çdo insinuatë për sjellje të papërshtatshme ose shkelje të ligjeve apo rregulloreve është shpifëse.” Infantino punoi në UEFA nga viti 2000 deri në vitin 2016, kur edhe u zgjodh për herë të parë si president në FIFA. Tani, kur kanë kaluar më shumë se 10 vite në krye të qeverisë botërore të futbollit, 56 vjeçari zvivcerian është në qendër të një cikloni, ndërsa UEFA dhe federata të tjera në botë kërkojnë dorëheqjen e tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!