Në Indi situata e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 86.052 raste të reja duke e çuar në total numrin e përgjithshëm në 5.82 milion.
Ndërkohë sipas Ministrisë në 24 orët e fundit 1,141, humbën jetën duke e çuan në 92,290 numrin e viktimave.
Globalisht, India ka numrin e dytë më të lartë të rasteve të koronavirusit, pas Shteteve të Bashkuara ku rastet e reja me koroanvirus kaluan 7 milion./abcnews.al/

