India shënon numrin më të ulët të të infektuarve në 2 muaj

schedule08:32 - 7 Qershor, 2021

schedule 08:32 - 7 Qershor, 2021

India ka raportuar  114,460 raste me koronavirus, shifra më e ulët në 60 ditë, sipas shifrave të publikuara nga ministria e shëndetësisë. Vendi ka shënuar 28,809,339 raste dhe 346,759 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Pas disa javësh bllokim, Delhi njoftoi se do të lehtësojë kufizimet e saj duke filluar nga e hëna.

“Të gjitha dyqanet dhe qendrat tregtare do të rihpaen nga ora 10 e mëngjesit deri në 8 pasdite në mbrëmje, “tha Kryetari i Delhit Arvind Kejriëal.

Metrot do të rifillojnë aktivitetin me një kapacitet prej 50% nga e hëna. Kejriwal tha se qeveria e tij po përgatitet për një valë të tretë dhe numri i shtretërve, oksigjenit dhe ilaçeve do të rritet në përputhje me rrethanat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!