India regjistron rreth 43 mijë raste të reja me koronavirus në 24 orë

schedule10:13 - 5 Gusht, 2021

schedule 10:13 - 5 Gusht, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit India ka regjistruar 42,982 raste të reja me koronavirus.

Autoritetet bëjnë me dije së këtë të enjte është shënuar një rritje e rasteve në krahasim me një ditë më parë.

Gjithashtu sipas autoriteteve lokale shëndetësore 533 persona kanë humbur jetën në 24 orë.

Varianti Delta i Covid ka shënuar një rritje të raste të Covid duke u kthyer në një shqetësim kohët e fundit.

Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm për shkak të transmetueshmërisë së lartë së këtij mutacioni.

/abcnews.al/