India përfiton nga izolimi i Rusisë: Porosit 5 milionë fuçi nafte me 25$ secila, paralajmërohet nga SHBA

schedule18:15 - 18 Mars, 2022

schedule 18:15 - 18 Mars, 2022

Pas sanksioneve të vendosura nga blloku Perëndimor, Moska e ka pasur shumë të vështirë që të gjejë blerës dhe për këtë arsye është duke ulur çmimin e lëndëve të saj të para. Duke përfituar nga situata, që nga fillimi i Marsit, India ka blerë 360 mijë barela nafte ruse, një sasi katër herë më e madhe se në të njëjtën periudhë në vitin 2021.

Por, përveç të qenit një mundësi ekonomike, duke i ofruar mundësinë Rusisë që të kursejë në shpenzimet publike dhe në bilancin tregtar, blerja e naftës ruse konsiderohet një gjest politik. Kjo pasi gjiganti aziatik ka abstenuar në OKB kur ka ardhur puna për të votuar rezolutat që dënojnë pushtimin rus dhe mosrespektimin e sanksioneve të ashpra të miratuara nga Perëndimi.

Mediat raportojnë se kompanitë publike Indian Oil Corporation dhe Hindustan Petroleum Corporation kanë rezervuar 5 milionë fuçi nafte të prodhuar nga Rusia me një çmim të pakrahasueshëm prej rreth 25 dollarë secila, duke bërë që vendi të marrë kritika dhe paralajmërime nga vendet perëndimore, kryesisht SHBA. /abcnews.al/