Një vajzë e vogël është dhunuar në grup dhe më pas është ekzekutuar nga agresorët e saj. Ndonëse ngjarja ka ndodhur në një fshat të Indisë së largët, lajmi ka bërë xhiron e botës duke lënë të gjithë të tronditur.
Një vajzë është dhunuar në grup dhe më pas është djegur e gjallë nga agresorët përpara prindërve të saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Indi, por shumë shpejt ka bërë xhiron e botës, duke lënë të shokuar të gjithë. Ndonëse nuk është hera e parë, episodi i radhës është verifikuar në fshatin Raxhakendua, në rajonin e Çatrës, ku 4 të rinj kanë rrëmbyer vajzën pranë shtëpisë së saj dhe më pas e kanë dhunuar. Këshilli i fshatit i ka dënuar ata me një gjobë mjerane prej 625 euro, por pavarësisht kësaj, autorët janë shprehur të irrituar. Ata kanë shkuar menjëherë tek shtëpia e vajzës, kanë rrahur prindërit e saj dhe më pas i kanë vënë flakën të miturës. Familjarët e vajzës e kanë denoncuar ngjarjen në polici, veprim ky që ka shpëtuar autorët nga ndëshkimi arkaik i banorëve të fshatit. Ngjarja, që ndodh rëndom në Indi, vjen pak javë pasi në qytetet Nju Delhi dhe Mumbai u mbajtën një seri protestash masive kundër dhunimeve. Në fillim të gjysmës së dytë të prillit, disa mijëra persona zbritën në rrugë për të manifestuar pakënaqësinë ndaj fenomenit. Shumë prej njerëzve mbanin parulla ku bëhej thirrje për dënim me vdekje, ndërsa të tjerë bërtisnin kundër qeverisë, duke e akuzuar se mbron fajtorët. /abcnews.al