INDI/ 10-vjeçari bie në pus, i bllokuar prej 4 ditësh. Ka probleme me dëgjimin dhe të folurin

schedule16:48 - 14 Qershor, 2022

schedule 16:48 - 14 Qershor, 2022

Një fëmijë 10 vjeç është bllokuar në një pus prej 4 ditësh.

Ekipet e shpëtimit indian po kryejnë një operacion shpëtimi për ta nxjrrë 10-vjeçarin i cili ka mbetur i bllokuar në shtetin qendror të Chhattisgarh, Indi.

Rahul Sahu, i cili ka probleme me dëgjimin dhe të folurin, ka rënë 24 metra thellë teksa luante në oborrin e shtëpisë së tij.

https://www.youtube.com/watch?v=a_rKP8DLtZU

Ekipet e shpëtimit u përpoqën të arrinin tek djali duke hapur një tunel paralel me pusin, vetëm gjysmë metri i gjerë.

Ata gjithashtu arritën të fusin një tub oksigjeni në pusin ku djali ishte bllokuar, si dhe një aparat fotografik./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!