“Indeksimi i pensioneve, i detyrueshëm”/ Rama: Fond 100 milionë euro. Përpjekja për ta manipuluar, e trishtë

schedule11:51 - 21 Tetor, 2024

schedule 11:51 - 21 Tetor, 2024

Kryeministri Edi Rama deklaroi se indeksimi i pensioneve me 4.1 përqind, ishte i detyrueshëm për shkak të rritjes së çmimeve.

Në një bashkëbisedim me pensionistët, Rama u shpreh se nga buxheti i shtetit, për këtë indeksim, do të ketë një fond 100 milionë euro.

“Duhet të bëjmë përpjekje të madhe, të fillojmë menjëherë që të ndajmë për pensionistët, pjesë pjesë nga gjithë hapsira e re ekonomike. Jam shumë i keqardhur që kur u indeksua pesnioni me 4.1 përqind ju u përmbytet nga lumenjtë e helmit, të gjithë ata që derdhin lot korokodili për ju, por ju keni gjatë për t’i njohur të gjithë. E dini shumë mirë se çfarë kanë bërë për ju. Nuk do të ishte kaq njësoj përpjekja për të manipuluar ndjenjat e pensionistëve, duke iu treguar përralla që nuk rrinë. Indeksimi i pensioneve është praktikë ligjore, bëhet në bazë të rritjes së çmimeve. Ai 4.1 përqindshi që në pamje të parë, është asgjë, është direkt 100 milionë euro, që janë menjëherë shtesë në fondin e përgjithshëm të pensioneve. Fondit i mungojnë aktualisht, rreth 500 milionë euro, për të pasur mundësi që të kemi pensione më të larta. Këto 500 milionë euro, çdo vit, qeveria i nxjerr nga buxheti. Këtyre do iu shtohen edhe 100 milionë euro. Disa thonë uljani rrogat deptuetëve, kjo më duket si, shkon shumë edhe me atmosferën e krijuar, që mirë gjithë dita iu kalin duke u marrë me nipa e mbesa, iu duhen edhe ata që dalin në televizor, edhe iu bëjnë ditën natë. Është komplet një absurd. Ata që marrin rroga më të larta, paguajnë më shumë çdo muaj. Taksat, paguhen për investime, për shpenzime të tjera, jo për pensionet”, theksoi ai./abcnews.al