Incidenti në Kuvend, reagojnë Spiropali dhe Balla

schedule13:00 - 14 Shkurt, 2019

schedule 13:00 - 14 Shkurt, 2019

Pas seancës ka ardhur reagimi i dyfishtë i mazhorancës ndaj gjestit të nënkryetarit të PD. Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin Spiropali e konsideroi gjest turpërues për vendin, në prani të kryeparlamentarit maqedonas, ndërsa kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, tha se do kërkohet shkarkimi i Edi Palokës si nënkryetar i Kuvendit.

Spiropali: “Fjalimi i kryetarit të opozitës nuk ishte për aderimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, por fjalimi i tij ku nuk la gjë pa thënë për shqiptarët, jo për qeverinë. Opozita protestën e të shtunës do ta kthejë atë bojë në zjarr për të djegur Shqipërinë dhe në besojmë që sa herë Shqipëria i ka punët mirë, sa herë rajoni dhe faktori shqiptar forcohet, opozita gjen një mënyrë për të turpëruar Shqipërinë në sytë e botës”.

Balla: “Grupi parlamentar i PS nuk mund të tolerojë më që në pozicion e nënkryetarit të Kuvendit për pozicionin që i takon opozitës të lejojë të vazhdojë të jetë zoti Paloka. Në seancën e ardhshme ne do të depozitojmë kërkesën për shkarkimin e zotit Paloka nga posti i nënkryetarit të Kuvendit.

Nuk i takonte Shqipërisë dhe shqiptarëve ky turp që i shkaktuan imazhit të Shqipërisë po të kemi parasysh rolin shumë të rëndësishëm që ka Shqipëria në rajon dhe marrëdhënien e veçantë me Maqedoninë”. /abcnews.al