Incidenti në Kavajë, Fatmir Xhafaj: Politikanët të lënë qytetarët të vendosin, Meta nuk është polic

schedule21:22 - 19 Prill, 2021

schedule 21:22 - 19 Prill, 2021

Deputeti Socialist Fatmir Xhafaj ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Kavajë ku mbeti i plagosur sekretari demokrat Bledar Okshtuni. Xhafaj tha në “Log.” në ABC se politika nuk duhet të nxisë tension. Ai shtoi se sa më pak konfliktualitet të ketë aq më mirë do jetë për qytetarët, për të zgjedhur kandidatin dhe partinë e preferuar.

“Nuk e shoh konfliktin tek qytetarët. Uroj dhe shpresoj që kjo gjë do vazhdojë deri më 25 Prill dhe pas 25 Prillit. Qytetarët në këtë vend janë pjekur dhe kanë përgjegjshmërinë që kjo nuk është betejë mes armiqve por betejë politike.

Sa më pak konfliktualitet të ketë as më të lehtë do e kenë për të votuar mbi zgjidhjet dhe bindjet politike. Ata do votojnë për forca politike dhe do zgjedhin kandidatin e preferuar. Ajo që duhet të bëjmë ne politikanët është që t’i lëmë të qetë njerëzit të reflektojnë dhe të vendosin me përgjegjësi. Ata do të vendosin për fatin e tyre”, deklaroi Fatmir Xhafaj.

Ai komentoi edhe deklaratën e presidentit Ilir Meta i cili u shpreh se do të niset drejt Kavajës, duke u shprehur se ai nuk është as polic dhe as prokuror.

“Nga titrat tuaja shoh që presidenti do shkojë me urgjencë në Kavajë. Presidenti nuk është as polic, as Prokuror i Kavajës. Presidenti është figura më e lartë e shtetit dhe duhet të flasë i fundit në raste të tilla. Nuk duhet të ngatërrojmë retorikën e përditshme politike. Përtej kësaj retorike të përdorur në nivele të lartë, në territor nuk e shoh këtë konfliktualitet të ndezur politike të qytetarët, grupet politike”, u shpreh Xhafaj./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!