Incidenti me raketat ruse, kryeministrja e Moldavisë jep dorëheqjen

schedule14:14 - 10 Shkurt, 2023

schedule 14:14 - 10 Shkurt, 2023

Qeveria e Moldavisë është shpërberë të premten pasi kryeministrja pro-perëndimore Natalia Gavrilita dha dorëheqjen, duke shtuar se një seri krizash kanë kapluar kombin e vogël që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj, Ukrainën.

Gavrilita tha në një konferencë shtypi se “ka ardhur koha që unë të njoftoj dorëheqjen time” dhe tha se askush nuk priste që qeveria e saj, e zgjedhur në verën e vitit 2021, “do të mund të menaxhonte kaq shumë kriza të shkaktuara nga agresioni rus në Ukrainë”.

Qeverisja e  saj u karakterizua nga një varg i gjatë problemesh. Këto përfshijnë një krizë akute energjetike; inflacioni në rritje; dhe disa incidente shqetësuese si kalimi i raketave ruse në hapësirën ajrore të Moldavisë.

Një qeveri e re do të emërohet nga presidentja Maia Sandu dhe më pas duhet të miratohet nga parlamenti i Moldavisë. Më herët, Rusia lëshoi disa raketa ndaj Ukrainës, në një prej sulmeve më të rënda të kohëve të fundit kundër infrastrukturës energjetike.

Sipas komandantit të forcave ukrainase, të paktën dy prej raketave kruz Kalibr kaluan mbi territorin e Rumanisë, një vend anëtar i NATO-s, gjë që nuk pranohet nga autoritetet rumune.

Zëdhënësi i qeverisë ruse refuzoi të përgjigjet për këtë temë duke thënë se është një çështje e Ministrisë së Mbrojtjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!