Incidenti me himnin, Macron mesazh ndjese Ramës

schedule14:43 - 8 Shtator, 2019

schedule 14:43 - 8 Shtator, 2019

Incidenti i ndodhur me himnin në nisje të ndeshjes Shqipëri-Francë e vlefshme për grupin H kualifikues të Euro 2020 ka sjellë edhe reagimin e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Përmes një mesazhi të përcjellë ndaj kryeministrit Edi Rama, Macron ka kërkuar ndjesë për atë që ai e ka quajtur gabim të patolerueshëm të Federates Franceze të Futbollit mbi ngatërrimin e himnit shqiptar!

Në mesazhin e tij, Presidenti francez ka vlerësuar reagimin e lojtarëve shqiptarë dhe ka thënë se e konsideronte sidoqoftë të nevojshme, shprehjen e një ndjese të sinqertë.

Kryeministri Rama e ka çmuar gjestin e Presidentit të Francës, duke e falenderuar atë për mesazhin e tij të ndjesës,  duke mos anashkaluar gabimin e papranueshëm të Federatës Franceze të Futbollit që ishte edhe organizatorja e takimit mes kombëtares së Francës dhe asaj shqiptare mbrëmjen e të shtunës./ABC News Albania 24/7