Incidente në trafikun hekurudhor polak/ Dëgjohet himni rus në sfond, autoritetet nisin hetimet

schedule11:14 - 29 Gusht, 2023

schedule 11:14 - 29 Gusht, 2023

Autoritetet e sigurisë në Poloni po hetojnë disa incidente të ndërprerjes së trafikut hekurudhor. Sinjalet e paautorizuara hekurudhore ndaluan trena të shumtë gjatë fundjavës, me himnin kombëtar rus të dëgjuar në sfondin e disa prej sinjaleve.

Hekurudha e Polonisë është rruga kryesore e transportit për mbështetjen ushtarake ndërkombëtare që shkon në Ukrainë. Rrjeti transporton gjithashtu eksportet bujqësore të Ukrainës në tregjet më në perëndim.

Dy burra rreth të 20-tave, përfshirë një oficer policie u arrestuan të dielën. Stanislaë Zaryn, zëvendës-koordinator i shërbimeve të inteligjencës polake, tha të hënën se nuk kishte “asgjë që të tregonte se problemet u shfaqën nga frymëzimi i një vendi të huaj”.

“Por situata gjeopolitike kërkon që ne ta analizojmë çështjen nga afër për të përcaktuar se kush mund të qëndrojë pas incidenteve të tilla,” tha ai.

Agjencia e Sigurisë së Brendshme të Polonisë tha se 16 persona, kryesisht të huaj, janë arrestuar në vend me akuzat për spiunazh për Rusinë, duke përfshirë mbledhjen e informacionit mbi sistemin hekurudhor.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!