Inceneratori i Tiranës/ Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen për 12 të akuzuarit

schedule11:25 - 13 Dhjetor, 2024

schedule 11:25 - 13 Dhjetor, 2024

TIRANË– Gjykata e Posaçme  pranoi kërkesën e SPAK për kalimin e dosjes për gjykim për inceneratorin e Tiranës.

Vetëm tre prej të pandehurve kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, konkretisht Silena Tola, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi, ndërsa pjesa tjetër kanë kërkuar procedurën e gjykimit të zakonshëm.

Kjo kërkesë do shqyrtohet në seancën e ardhshme nga një tjetër gjykuese. Në datë 2 gusht, Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për 12 personat e akuzuar, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shpërdorim detyre”.

Masat për inceneratorin u lëshuan në dhjetor të vitit 2023, ndërsa për gjykim kanë kaluar ish ministri i mjedisit Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Tboma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj dhe Silena Tola.

Për inceneratorin e Tiranës, ish-deputeti socialist Alqi Bllako njëherësh sekretar i përgjithshëm i ministrisë së mjedisit është ndarë më vete. Kjo për shkak se, Bllako po hetohet për një tjetër akuzë, atë të korrupsionit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!