Inceneratori i Fierit/ Mbyllet mbrojtja, vendimi për të pandehurit më 25 shtator

schedule13:27 - 11 Shtator, 2023

schedule 13:27 - 11 Shtator, 2023

Gjykata e Posaçme do të japë vendimin për aferën e inceneratorit të Fierit më 25 shtator në orën 10. Këtë të hënë përfundoi mbrojtja e administratorëve të kompanive që akuzohen se kishin kryer punime fiktive dhe në të njëjtën kohë kanë lëshuar fatura tatimore për punime që nuk janë kryer duke mashtruar me Tvsh .

Në gjykatë avokatët mbrojtës pretenduan se, klientët e tyre nuk kanë kryer asnjë shkelje ndërsa punimet për të cilat kanë marrë pagesat janë realizuar.  Ndërsa në seancën e 6 shtatorit, ish-ministri Lefter Koka i tha gjykatës ta shpallë të pa fajshëm edhe pse spak ka kërkuar për të dënimin me 10 vite heqje lirie.

LEXO EDHE: “Proces i manipuluar”, Lefter Koka kërkon pafajësinë: S’i kam borxh askujt ta paguaj me lirinë time

Ai i quajti akuzat politike dhe të orkestruara nga çifti Meta-Kryemadhi, ndërsa tha se do të kërkonte pafajësi në të gjitha shkallët e gjykimit. Përveç Kokës të pandehur janë marrë edhe 14 persona të tjerë mes të cilëve ish-sekretari i ministrisë së mjedisit Alqi Bllako dhe ish-kolaudatori i punimeve Arben Dervishi si dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave apo edhe biznesmene që kanë kryer punime.

SPAK ka kërkuar në total dënimin me 83 vite burg për 15 personat e marrë të pendehur dhe nëse ata gjenden fajtorë do të përfitojnë ulje të dënimit me një të tretën për shkak se ndaj tyre është aplikuar gjykimi i shkurtuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!