Nga Ermal Vija
Lefter Koka i arrestuar për aferën në lidhje me dhënien me koncesion të inceneratorit të Elbasanit, do të ballafaqohet me dëshminë e 5 anëtarëve të komisionit të Trajtimit që miratuan lejen. Seanca është parashikuar të mbahet të premten në sallën e gjykatës e posaçme kundër krimit dhe korrupsionit.
Pasi ndërsa pritet të mbajë qëndrim në lidhje me deklaratat që kanë dhënë anëtarët e komisionit të trajtimit të ofertave gjatë marrjes në pyetje nga prokuroria e posaçme SPAK. Pasi të njihem me to, Lefter Koka do të mbajë një qëndrim.
Për inceneratorin e Fierit dhe të Elbasani ish-ministri i Mjedisit nuk është marrë ende në pyetje nga prokurori Dritan Prençi. Koka qëndron i izoluar në ambientet e spitalit të burgut, pasi ka shfaqur probleme shëndetësore pas arrestimit.
Pak ditë më parë u morën pyetje kreu i Bashkisë së Fierit Armando Subashi. Nga ana tjetër prokurorët e SPAK janë duke kryer veprime intensive në lidhje me hetimet për inceneratorin e Fierit. Mësohet se hetuesit janë duke sekuestruar dokumente në zyrën rajonale të mjedisit Fier si dhe dëshmi të zyrtarëve vendorë. Këto veprime synojnë të zbulojnë nëse ka pasur shkelje në lidhje me lejën mjedisore dhe atë ndërtimore pas zhvendosjen së koordinatave të ndërtimit të inceneratorit.
Ish ministri i Mjedisit Lefter Koka u arrestua dhjetorin e kaluar, pasi dyshohet se u pagua në formë ryshfet 3.7 milion euro nga Klodian Zoto e Stela Gugallja për dhënien me koncesion të inceneraotrit të Elbasanit./abcnews.al