Tabaku: Kallëzim penal për inceneratorët

schedule14:12 - 15 Shkurt, 2018

schedule 14:12 - 15 Shkurt, 2018

Partia Demokratike do të depozitojë kallëzim penal për ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri lidhur me procedurat e ndjekura për dhënien me koncension të tre inceratorëve. Por ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka kundërshtuar pretendimet e opozitës duke i treguar se kanë zbatuar një strategji që ishte miratuar që në kohën e qeverisë Berisha.

Duhet apo nuk duhen të ndërtohen tre inceneratorët? Është apo nuk është e ligjshme procedura e ndjekur deri në lidhjen e kontratave?

Janë vetëm disa nga pyetjet që deputetja e Partisë Demokratike mban në duar në interpelancën e kërkuar me ministrin e Infrastukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri.

Edhe ministri Gjiknuri e ka përgatitur përgjigjen. Nuk ka munguar transparenca për të vënë në dispozicion çdo kontratë publike tha ai duke prezantuar edhe një dosje voluminoze.

 

Por ministri ka vazhduar të këmbëngulë në ligjshmërinë e procedurës dhe se kjo ishte një zgjedhje në situatë emergjente madje e inicuar nga qeveria Berisha.

Asnjë nga shpjegimet e ministrit të infrastukturës nuk ka bindur deputeten Jorida Tabaku e cila vazhdon ta pyesë për të zbardhur të vërtetën sipas saj të angazhimit të të gjithë qeverisë për lidhjen e kontratave.

 

Dyshimeve të hedhura mbi lidhjen e Klodian Zotos me ministrin Arben Ahmetaj i dha përgjigje drejtëpërdrejtë ky i fundit.

 

Një tjetër kallzim penal ka përgatitur Partia Demokratike që do të dorëzohet këtë të premte.Këtë herë për ministrin Gjiknuri duke i kujtuar edhe atij si ministres së drejtësisë se një qeli është ende bosh në burgun 313./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!