Inceneratorët, Hoxha: Klodian Zoto nuk doli nga hiçi, ka marrë kredi dhe nuk i ka shlyer

schedule13:15 - 29 Prill, 2022

schedule 13:15 - 29 Prill, 2022

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja për aferën e inceneratorëve. Ndërkohë që Klodian Zoto ndodhet në kërkim, gazetari bën të ditur se kompania e tij nuk doli nga hiçi sikurse është raportuar.

Në studion e ABC Live, Hoxha tha se kompania e Zotos është themeluar në vitin 2010 dhe gjatë kësaj periudhe deri sa PS të vinte në pushtet ka operuar me bashki që drejtoheshin nga socialistët.

Hoxha zbuloi se kompania e Zotos ka marrë 3.2 milion euro kredi në bankën italiane “Veneto”, e cila ka falimentuar. Këtë shumë ai e ka marrë për tenderin e matësave të ujit për bashkitë Korçë dhe Pogradec. Ndërsa kredia e marrë prej tij nuk është shlyer asnjëherë.

“Duke hulumtuar më ka rezultuar edhe një dilemë tjetër që ka përdorur kompania ITS, Klodian Zoto përpara se ta të fillonin këtë të inceneratorëve. Duket sikur kjo kompani, dolën nga hiçi dhe u futën te inceneratorët. Kjo kompani është themeluar në vitin 2010. Ata kanë filluar të operojnë para se PS të vinte në pushtet.

Ky grup kanë operuar me bashki që drejtoheshin nga kryetarë të PS. Në Korçë dhe Pogradec, në të cian kanë fituar tendera. Nuk kanë dalë papritmas. Kanë një histori 12 vjeçare. Është shumë internet që përpara fushatës së 2013, në datën 9 janar 2013 dhe 13 mars 2013 fiks para fushatës bashkitë e Korçës dhe Pogradecit kanë lëshuar garanci për këtë kompani që nëpërmjet kësaj garancie ka marrë kredi 300 mijë euro në 9 janar 2013 për ujësjellësin e Pogradecit dhe në rastin e dytë për ujësjellësin e Korçë. Kontrata e dytë kap një vlerë 3.2 milion euro për matësat.

Pasi qeveria italiane ka kërkuar që t’i merret shuma e pashlyer nga biznesmeni shqiptar, gjykata e Fierit nxori një vendim për të kthyer shumën. Në këtë moment, sqaron gazetari ndërhyn prokuroria e Tiranës dhe ndalon përmbarimin.

“Ky është një hetim më vete. Pasi kanë marrë këto dy kredi, pasi erdhi në pushtet PS në 2014 është marrë një kredi tjetër prek 520 mijë eurosh po te e njëjta bankë. Janë marrë për tendera publikë. Mirë që i kanë marrë, por as nuk i kanë shlyer.  Vetëm për këto raste, banka ‘Veneto’ u vu në procedurë falimentimi nga qeveria italiane. Në Shqipëri kanë vendosur të ngrejë një strukturë për mbledhjen e borxheve. Duke e deklaruar se këto janë para të shtetit italian. Në momentin që gjykata e Fierit në dhjetor 2020 e ka detyruar kompaninë që t’i kthejë paratë. Përmbarimi ka gjetur në atë kohë një shumë 1.3 milion euro.  Në momentin që përmbarimi shkon për të bërë këtë ekzekutim ndërhyn prokuroria e Tiranës dhe sekuestron dosjen duke penguar shtetin italian”, tha gazetari.

Këtu tregon sa të fuqishëm janë. Ata e dini shumë mirë që kishin kredi. Kanë marrë shumë para edhe nga inceneratorët dhe nuk e kanë shlyer këtë gjë. Kjo ka ndodhur vetëm pak muaj përpara se të shpërthente skandali i incenerarorëve”, deklaroi gazetari. g.v/abcnews.al