“Inceneratorët”, Dervishaj mori 2250 euro për të parë ndeshjen Juventus- Barcelona në Torino

schedule15:16 - 19 Nëntor, 2022

schedule 15:16 - 19 Nëntor, 2022

Abc ka siguruar dosjen e SPAK për inceneratorin e fierit ku së fundmi ka ngritur akuza për 11 të proceduar. Arben Dervishaj, mbikqyrësi i punimeve, ka firmosur për punë të pakryera dhe pajisje që nuk ishin blerë.

SPAK thotë se për këto shteti ka pësuar një dëm prej 4 milionë eurosh, para që kanë shkuar për kompaninë koncesionare të inceneratirit të Fierit. Kjo pagesë është kryer në qershorin e këtij viti.

Prokuroria ka zbardhur dhe udhëtimet e të akuzuarve, të cilat janë paguar nga pronari i inceneratorit Klodian Zoto. Arben Dervishaj, mbikëqyrësi i punimeve tek inceneratori i Fierit, ka marrë prej tij 2250 euro për të parë ndeshjen në Torino, mes Juventusit dhe Barcelonës.

Një tjetër pagesë, biznesmeni Dervishaj e ka përfituar dhe për një udhëtim që ka kryer në Izrael me vajzën e tij. Ka qëndruar në hotel Kroun Plaza tel Aviv dhe pagesat u kryen nga llogaria bankare e Klodian Zotos me një vlerë prej 1920 eurosh.

Etleva Kondi, anëtarja e komisionit të dhënies së koncesionit, ka përfituar gjithashtu udhëtime dhe pagesa nga Klodian Zoto. Ajo së bashku me të bijën qëndruan në të njëjtin hotel me Mirel Mërtirin. Në dosjen e spak thuhet se për to, janë paguar 840 euro.

Përfitime ka marrë dhe Alqi Bllako, ish sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit. Babai i tij, i cili rezultonte i punësuar në incenerator, është shpërblyer me rreth 15 milionë lekë paga nga tetori 2018 deri në janar të 2020.

Të akuzuarit thuhet në dosjen e SPAK, ishin në dijeni të hetimeve. Prokuroria kërkoi masën arrest me burg për shkak se ata mund të largoheshin jashtë vendit apo mund të ndërhynin në hetime. /abcnews.al/