Teqeja më e vjetër në Ballkan, ajo e Asitjane Halvetie në fshatin Caj të Kukësit ka marrë një pamje të re pas rindërtimit të saj. Të shumtë kanë qenë besimtarët që kanë kontribuar në ringritjen e tyrbes shekullore të Sheh Ali Çoban Baba në Grykë të Çajës. Por ai që u kujdes për realizimin e rindërtimit të këtij tempulli ishte postmbajtësi i Teqesë Sheh Rustem Shehu.
Falënderimet për kontribuesit nuk munguan as nga kryetari i Kryegjyshatës Botërore të Bektashizmit Baba Mondi, i cili edhe pse nuk ishte i pranishëm për shkak të angazhimeve jashtë Shqipërisë i përcolli ato përmes ish deputetit Azgan Haklaj.
Simboli i këtij vendi të shenjtë ka qenë dhe mbetet bashkimi i shqiptarëve në harmoni me njëri tjetrin pa ndasi fetare.
Tyrbja Asitjane Halvetie është simbol jo vetëm për Shqipërinë por edhe disa vende të tjera, si shenjë e zinxhirit të pastër të Tyrbes Amë dhe për themeluesin e këtij vendi të bekuar Sheh Ali Çoban Baba në Grykë të Çajës./abcnews.al