Inagurimi i centralit bërthamor, Erdogan pret Putin

schedule11:25 - 3 Prill, 2018

schedule 11:25 - 3 Prill, 2018

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, pret sot në Ankara homologun rus, Vladimir Putin. Kremlini njoftoi se dy liderët do të ndjekin nëpërmjet videokonferencës një ceremoni të fillimit të punimeve për centralin e parë bërthamor të Turqisë.

Objekti do të ndërtohet në bashkëpunimin me Rusinë. Putin dhe Erdogan do të bisedojnë edhe për tregtinë dypalëshe dhe bashkëpunimin ekonomik. Gjithashtu Kremlini bën me dije se dy liderët do të bisedojnë dhe për një sistem mbrojtjeje raketor që kërkon të blejë Ankaraja.

Ndërkohë, më 4 Prill, atyre do t’iu bashkohet edhe presidenti i Iranit, Hassan Rohani, për të biseduar për konfliktin në Siri, në të cilin të tre vendet janë thellësisht të përfshira.

Mediat e Turqisë bëjnë me se në takimin trilateral do të firmoset një marrëveshje për vazhdimin e armëpushimit në Siri./abcnews.al