Imzot Frendos i jepet shtetësi shqiptare

schedule20:19 - 25 Prill, 2018

schedule 20:19 - 25 Prill, 2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekreton dhënien e shtetësisë shqiptare për Imzot George Anthony Frendo. Ai është Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë–Durrësit dhe Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë. Presidenti Meta e bëri publik vendimin gjatë meshës së mbajtur në Katedralen e “Shën Palit” në Tiranë.

Sipas kreut të shtetit Meta, Imzot Frendo është një nga frymëzuesit dhe arkitektët e shumtë të ruajtjes dhe forcimit të trashëgimisë së shkëlqyer shqiptare të bashkëjetesës dhe harmonisë së besimeve. Mesha e veçantë në Katedralen “Shën Pali” në Tiranë u mbajt me rastin e 25-vjetorit të vizitës së Papa Gjon Palit II në Shqipëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!