Vetëm 5.2 për qind e njerëzve në Spanjë kanë fituar antitrupa për koronavirusin, shumë larg nga ai ashtuquajturi “imunitet i fushës”. Zbulimet janë bërë në një studim të ndërmarrë nga qeveria e Spanjës. Po ashtu gjatë studimit është zbuluar se imuniteti i fituar nis që të zbehet në vetëm disa javë.
Në fazën e fundit të studimit u zbulua se 5% e pjesëmarrësve kishin antitrupa për koronavirusin në fazën e parë, 5.2% pas fazës së dytë dhe sërish 5.2% pas fazës së tretë.
Studimi i Spanjës gjithashtu zbuloi se 7% e pjesëmarrësve që kishin antitrupa në fazën e parë nuk i kishin më ato në fazën e dytë, dhe se rreth 14% që kishin antitrupa në fazën e parë i kishin humbur deri në fazën e tretë, megjithëse kjo shifër e fundit kërkon studim më shumë, tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë të hënën.
Studimi “pasqyron vështirësinë e marrjes së imunitetit të tufës në një afat të shkurtër,” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Revista mjekësore The Lancet të hënën publikoi fazën e parë të studimit i cili u përfundua në fillim të majit. Dhe në një pjesë të komenteve, dy virologë në Gjenevë thanë se imuniteti i tufës është “i paarritshëm”. /abcnews.al/