Impiantet ortopedike zvicerane vijnë dhe në Shqipëri

schedule17:44 - 14 Maj, 2018

schedule 17:44 - 14 Maj, 2018

Impiantet ortopedike zvicerane vijnë edhe në Shqipëri. Drejtori për Europën i kompanisë “Mathys” i prezantoi përpara mjekëve ortopedë.

Pacientët që kanë pësuar trauma të ndryshme dhe kanë nevojë për proteza orthopedike tashmë kanë mundësinë e përdorimit të produkteve të një cilësise tepër të lartë. Kompania zvicerane Mathys për herë të parë sjell prodhimet e saj në vendin tonë. Drejtori i kompanisë për Europën i prezantoi përpara mjekëve nga spitale të ndryshme në vend.

“Jemi një ndërmarrje zvicerane dhe prezantojmë produktet tona në Shqipëri.  Kompania ndodhet rreth 30 kilometra larg kryqyetetit, Bernes. Prodhojme produkte orthopedike prej rreth 50 vitesh dhe për herë të parë vijmë në vendin tuaj. Impiantet tona ortopedike janë prodhuar me një preçizion të lartë dhe përmbushin të gjitha standardet europiane. Si protezat e koksofemoralit dhe ato të gjurit në çdo rast të rekomanduar nga mjeku kanë rezultuar tepër efektive“.

Kompania Mathys nisi të funksionojë si një ofiçinë e vogël në vitin 1946 për t’u kthyer më pas në një nga kompanitë ortopedike ndërkombëtare. Përgjegjësia ndaj pacientit është bazë për këtë kompani, e cila për të ofruar produkte me standardet më të larta është aktive në trajnime të personelit shëndetësor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!