Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, ka konfirmuar se do të vazhdojë karrierën e tij tek ekipi kryeqytetas. Italiani i cili barazoi rekordin e Higuain me 36 gola të shënuar në Serie A i ka premtuar besnikëri Lazios.
“Do të qëndroj të Lazio përgjithmonë. Rinovimi do të jetë dhe për tre vite, pra deri në vitin 2025 kur unë do të jem 35-vjeç,” deklaron bomberi për “Corriere dello Sport”.
“Përpara se të vija te Lazio isha në kontakte me Napolin, por për një arsye apo për një tjetër transferimi nuk u krye. Napoli është qyteti ku unë kam lindur dhe do ta ndjek gjithmonë, por ekipi i Lazios më ka dhënë shumë dhe unë nuk do ta braktis për asnjë arsye”, mbyll Immobile. /abcnews.al