Imazhe tronditëse po qarkullojnë në rrjetet sociale që tregojnë fëmijë të mavijosur dhe të gjakosur që përpiqen t’i shpëtojnë ferrit në Gaza. Që nga fillimi i përleshjeve të shtunën, më shumë se 3000 njerëz kanë humbur jetën, duke përfshirë shumë fëmijë.
Udhëheqësit e Hamasit mbrëmë kërcënuan se do të ekzekutonin pengjet civile nëse Izraeli vazhdon sulmet ajrore kundër Gazës. Izraeli po godet Gazën nga ajri pas një sulmi të papritur terrorist nga Hamasi të shtunën, duke vrarë më shumë se 900 njerëz dhe rrëmbyer 130 të tjerë.
Autoritetet e Gazës thanë se sulmet ajrore izraelite goditën një kamp refugjatësh, një spital dhe xhami ku 687 persona humbën jetën dhe 2900 të tjerë u plagosën.
Teksa konflikti i përgjakshëm hyn në ditën e katërt, fotot tronditëse janë bërë publike. Fëmijët e vegjël dhe popullata civile janë në mes të kësaj lufte të paimagjinueshme dhe të pakuptimtë.
Prindërit e dëshpëruar janë fotografuar duke mbajtur fëmijët e tyre teksa vrapojnë për të kërkuar ndihmë mjekësore. Foto të tjera tregojnë fëmijë të mavijosur që marrin kujdes mjekësor në spitale, ndërsa fëmijët e vegjël duken të humbur ndërsa qëndrojnë nëpër rrënoja.
/abcnews.al