Imami apo “xholi” Kruja, Brdaric ka një pikëpyetje para finales me “Demat”

schedule15:35 - 18 Maj, 2021

schedule 15:35 - 18 Maj, 2021

Partizani-Vllaznia, e programuar të luhet të premten prej orës 17:00, është një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës së 35-të të Superiores.

Shkodranët në këtë duel nuk mund të aktivizojnë dot mbrojtësin Aleksandar Isaevksi, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe do e ndjekë nga tribuna këtë duel.

Trajneri Thomas Brdaric duhet të vendosë se kush do të luajë në krahun e majtë të prapavijës. Një opsion është Eni Imami, i cili ka luajtur më parë në atë pozicion.

Alternativa tjetër është “xholi” Arsid Kruja. Mesfushori ka luajtur në të dyja linjat e mbrojtjes kur është dashur dhe me shumë gjasa edhe këtë herë do të duhet të mbulojë boshllëkun e Isaevksit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!