“Imagjinoni Covid-in me Nard Ndokën ministër Shëndetësie”, Rama shkakton të qeshura në Kongresin e PS

schedule13:58 - 9 Prill, 2022

schedule 13:58 - 9 Prill, 2022

Gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS-së, Rama iu referua arritjeve të qeverisjes së PS-së duke u ndalur te shëndetësia. Kryeministri tha se qeveria aktuale e përballoi me sukses pandeminë, ndryshe nga sa do të kishin bërë qeverisjet e mëparshme.

Për këtë, ai iu referua edhe faktit se Nard Ndoka kishte qenë ministër shëndetësie.

‘Kjo është një situatë e jashtë zakonshme, ku nuk u kërkohet atyre që kanë më pak apo atyre që kanë më shumë. Nga ana tjetër, kur kujtoj se më parë nuk kompensoheshin as 400 mln lekë dëme për një përmbytje, apo u lanë pa paguar 45 mln dollarë që u takonin invalidëve të cilat u fshinë fare ose u harruan që të paguheshin bonuset 5000 lekëshe të bebeve. Ndryshimi që kemi sjellë në përkujdesjen sociale është edhe më i thellë se dallimi i ditës më me ditë dhe natës më të errët. Si do të kishim mbetur të braktisur rrugëve tërë ato që humbën shtëpinë nga tërmeti. Merrni me mend çfarë formë do të kishin ato shtëpi, sikur ajo fatkeqësi ti kishte gjetur para disa vitesh, kur edhe kreditë sociale i merrnin zyrtarët e shtetit.

Dikur në spital shkonim me batanije në krahë. Askush nuk donte t’ja dinte për shëndetësinë. Simboli i këtij ndryshimi për të mos thënë fjalë të gjata ka dy fjalë, Nard Ndoka ministër i Shëndetësisë. Merreni me mend vetë, sfidën për COVID, me Nard Ndokën. Zor të vjen të krahasohesh me një llum paaftësie në pushtet, por këto fije në kujtesë vlejnë për të nënvizuar dy tipare shumë të rëndësishme. E para shpirtin e përkujdesjes për njerëzit në nevojë dhe e dyta aftësinë e konfirmuar në dy lufta rresht dhe me tërmetin dhe me pandeminë për ti kthyer krizat në gjeneratorë të energjive të reja. Ne ja dolëm me të dyja sfidat. Jam krenar si socialist për faqen më të bukur të kësaj historie, shtëpitë falas për familjet e prekura nga tërmeti. Diçka që vende të tjera më të pasura se ne nuk e kanë bërë.’- tha Rama. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!