Ilirët, banorët e parë të Bavarisë së sotme/ Shqiptari zbulon se çfarë fshihet në bibliotekat gjermane

schedule08:45 - 25 Prill, 2024

schedule 08:45 - 25 Prill, 2024

Autori Lulzim Osmanaj ka studiuar së fundmi banorët e parë të Bavarisë së sotme, të cilët sipas tij, janë ilirë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka folur për studimin e tij “Ilirët e Bujarisë”, duke zbuluar se çfarë fshihet në bibliotekat e Bavarisë për Ilirinë.

Osmanaj ka theksuar se nuk ka popull në Europë që nuk e ka origjinën nga ilirët.

“Unë me profesion jam shkrimtar, poet dhe këtë gjë e bëj me pasion. Edhe kur u zhyta me studime gjeta fakte vërtetë interesante.

Shumica e ilirirëve që kam studiuar unë merreshin me ar në atë kohë dhe kjo ishte një ndër arsyet pse i pushtuan romakët. Këto i kam zbuluar nëpër libra të ndryshëm këtu në Gjermani.

Sipas konkludimit tim, nuk ka popull në Europë që nuk e ka origjinën nga ilirët.

Bavarezët e dinë që janë ilirë, pasi ka autorë të shumta që janë marrë me këtë çështje. Të gjitha fiset në Gjermani janë emërtuar më parë si teutone dhe e kanë bazë në Trojë, ata përmenden te Homeri”, u shpreh ndër të tjera autori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!