Ilir Shaqiri u kritikua se puthi vajzën në buzë, Emily jep një përgjigje për të gjithë nga Italia

schedule17:11 - 5 Janar, 2022

schedule 17:11 - 5 Janar, 2022

Prej disa ditësh, momenti kur balerini Ilir Shaqiri puth të bijën po bën xhiron e rrjetit. Kishte nga ata që e komentuan si një veprim të ulët dhe kishte nga ata që e konsideruan krejt të zakonshëm për një marrëdhënie bab e bir.

Në një lidhje Skype me emisionin “Shqipëria Live”, vajza e Ilirit, Emily komentoi takimin që pati me babanë e saj dhe i dha përgjigje të gjithë zërave.

“Kam katër muaj që nuk shoh babanë, është një raport i fortë dhe nuk shoh asgjë të keqe. Ka një milion gjëra që mund të shikosh gabime, por jo këtu. Është një vajzë që ka 4 muaj që nuk shikon të atin dhe e kundërta”, u shpreh ajo./abcnews.al