Ilir “patrioti” shiti detin, shqetësohet për nënshtetësinë greke të ministrit të ri të Mbrojtjes

schedule17:10 - 29 Korrik, 2024

schedule 17:10 - 29 Korrik, 2024

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta doli këtë të hënë para mediave dhe sulmoi emrat e propozuar nga kryeministri për ministra.

Më i ashpër ishte me Pirro Vengun, që do të vendoset në krye të Mbrojtjes, për faktin që ka nënshtetësi greke.

“Pyetja që shtrohet është a vazhdon kandidati për ministër i Mbrojtjes të jetë shtetas grek dhe të ketë detyrimet e tij ligjore ndaj këtij shteti? Përgjigjja është thelbësore për vetë implikimin dhe rolin që ka Ministria e Mbrojtjes në çështjen e pazgjidhur të kufirit detar me Greqinë dhe ku një ministër i mundshëm, nënshtetas grek, mund të luajë një rol jo në favor të interesave të shtetit shqiptar”

Këtu Meta solli marrëveshjen e detit, që dy shtetet kanë vendos, që për kufirin detar mes dy vendeve të vendos Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

“Ndoshta është kjo arsyeja pse Edi Rama, ky shitës kufijsh territorial, e ka propozuar këtë emër për ministër të Mbrojtjes, përveçse synon të zbusë reagime të mundshme kundër përgatitjes së tij të provuar me fakte për grabitjen e Bashkisë së Himarës”

Por sa mund të flas Ilir Meta për Pirro Vengun dhe nënshtetësinë e tij greke, kur vetë kreu i PL-së, bëri fushatë për Fredi Belerin në Himarë, ndërkohë lidhjet e ish-krye bashkiakut të zgjedhur, me shtetin grek janë të ngushta?

Nëse flitet dhe për marrëveshjen për detin, që Meta aludon se është vendosur tek Mbrojtja për të shitur territor, në favor të Greqisë.

Nëse ka një vendim për dyshime për shitje të detit është vetëm një i dhënë në fillim të 2010, kur 9 gjyqtarë të Kushtetueses, vendosën njëzëri të rrëzojnë marrëveshjen e qeverisë Berisha-Meta, me Greqinë dhe ekspertët folën në atë kohë thanë se marrëveshja nuk ishte bërë në kushte të barabarta dhe si pasojë Shqipëria kishte humbur disa qindra kilometra sipërfaqe detare.

Ilir Meta vërtet është në opozitë, por ai ishte sërish në qeveri kur Ditmir Bushati dhe Ministria e Jashtme ku Vëngu ishte shef kabineti, negocioi sërish marrëveshjen e rrezuar të detit.

Edhe atëherë Meta heshti. Ilir Meta sot mund të bëjë patriotin, si streha e tij e fundit, por kjo nuk e shfajëson për mëkatet e tija kur ka qenë në pushtet. Dhe po flasim për mëkate politike, se me mëkatet e tjera, po merret SPAK.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!