Ilir Kaso dhe Joana Dhiamandi sjellin mesazhe ekologjike me instalacionet e artit

schedule15:08 - 11 Qershor, 2022

schedule 15:08 - 11 Qershor, 2022

Nga Leontina Nika

Ilir Kaso dhe Joana Dhiamandi janë dy artistët të cilët ekspozojnë në pavionin e artit në Ministrin e Kulturës. të dy artistët kanë zgjedhur materiale të riciklueshme për punët e tyre.

Njëri drurin dhe tjetri qelqin.

Instalacioni i Kasos “forma “ vjen me një metafor të fortë që është pema e tharë, e cila merr jetë përmes performancës së dy artistëve nën koreografin e Gjergj Prevazit, ku evokohet mëkati i Evës dhe Adamit.

Ky projekt ekologji , ka lindur në kohë pandemie, ku pikëpyetja për jetën ishte e madhe. Edha Kaso si shumë artistë u kthyen tek gjërat bazike, natyra ku përmes kësaj simbolike preferon të japë mesazhe për kujdesin ndaj natyrës.

Për arkitekten Joana Dhiamandi qelqi është një element bazik me të cilin është rritur që fëmijë , pasi i ati është mjeshtër i punëve në qelq.

Në hollin hyrës na prezanton me instalacionin e pjatave prej qelqi, ku përmes dritëhijeve pasqyron gjendje emocionale .

Nga ana tjetër ajo sjell edhe punime më skulpturike me tekniken e përzier mes gurit dhe qelqit.

“Format” është një projekt ekologjik që ndërvepron me publiken duke krijuar alternativa të reja në kulturën urbane. Në vitin 2020 artisti Ilir Kaso vendosi të zëvendësojë pemët e thara në qytet me fidan të shëndetshëm.

Nisur nga mendimi se “çdo objekt i panevojshëm mund të jetë një vepër arti” ai i jep një jetë të dytë këtyre pemëve duke i kthyer ato në një format edukimi që rrit aftësitë motorike, zhvillon imagjinatën dhe aftësinë për të menduar në mënyrë kreative dhe divergjente.

“Format” do të jetë i pranishëm si instalacion ndërveprues në projektin “Pavijoni”, në hollin e Ministrisë së Kulturës, deri më 10 shtator 2022./abcnews.al/