Ilir Ikonomi sjell jetën e Fan Nolit në librin “Apostulli”: Për titullin u mundova shumë, rëndësia e veçantë e fotos

schedule10:41 - 15 Nëntor, 2023

schedule 10:41 - 15 Nëntor, 2023

Studiuesi dhe gazetari Ilir Ikonomi ka sjellë librin e tij më të fundit, dedikuar një prej figurave më të njohura shqiptare, Fan Noli.

I ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, ai zbuloi se për titullin “Fan Noli. Apostulli” është përpjekur shumë, pasi donte vetëm një fjalë që tregon gjithçka.

Sakaq, lidhur me kopertinën, Konomi tha se zgjodhi pikërisht këtë foto të Nolit, pasi është realizuar nga një gazetar, dy ditë pasi ai dha meshën e parë në Boston. Sipas gazetarit, kjo foto për kohën më shumë se 100 vjet më parë, ka shumë cilësi.

Unë u mundova shumë për të gjetur titullin. Çdo autor e ka të vështirë të gjejë një titull që i mbërthen të gjitha brenda një fjale. Unë i dua titujt me një fjalë, jo me shumë fjalë. Edhe arrita në përfundimin që ‘Apostulli’ duhet të ishte titulli më i përshtatshëm për këtë periudhë të jetës së Nolit. Ky është vëllimi i parë.

Është një fotografi interesante kjo se është marrë në vitin 1908, dy ditë pasi Noli dha meshën e parë në Boston. I erdhën gazetarët dhe një gazetar i një gazete të Bostonit i bëri dhe një fotografi mes të tjerash. Aty Noli ka dhënë një intervistë fantastike, se si fetë në Shqipëri nuk kanë dallime, se si njerëzit nuk pyesin a janë muslimanë, të krishtirë apo diçka tjetër. Kjo është një mburrje shumë e madhe, që Noli e përdorte shumë. Edhe data ka qene 24 mars 1908 kur ka ardhur gazetari, më 22 mars u bë mesha dhe dy ditë më vonë i ka marrë këtë fotografi. Është një fotografi shumë e qartë për kohën, 115 vjet përpara, është shumë e qartë dhe shumë e bukur dhe përfaqëson Nolin në vitet e tij të para”, u shpreh Konomi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!